Mbi 40 vite eksperiencë
E dini se çfarë i bëri njerëzit që janë shumë të suksesshëm sot?
Ata nuk kanë më shumë talent, e as mundësi më të mira, por është këmbëngulja, vetëbesimi dhe vizioni i tyre.
Mësimet e para të profesionit i fillova në Zvicër, atje nisi dhe u zhvillua gjithçka. Në vitin 1992 në qendrën për kulturë teknike dhe aftësim, pas një trajnimi u liçensova si mjeshtër i ngjyrave (maler meister). Çdo ditë për mua ishte mësim, sakrificë, punë dhe bindje se një ditë do të arrija edhe më shumë, do bëhesha i pavarur dhe do isha unë ai i cili do e përcjellë këtë profesion dhe këtë dije, me mjeshtëri në gjeneratat e reja. Pas 20 viteve në Zvicër, përvojën dhe profesionalizmin tim i solla në vendlindjen time në vitin 2000. Çdo histori suksesi fillon në mënyrë shumë modeste dhe kërkon gjithmonë shumë punë, përkushtim dhe dëshirë. Kjo, është ajo që neve ofrojm sot, bashkë me ekipin e Valgips!
Amet Ameti – CEO

Përse ne?
Eksperienca jonë filloi në Zvicër më 1979, ndërsa nga viti 2000 përvojën evropiane e sollëm në Maqedoni.
Përvetësimi i profesionit nga një zviceran dhe tradita 42 vjeçare është dëshmi e profesionalizmit tonë
Dëshmi e kualitetit të punës sonë janë klientët e përsëritur dhe profesionalizmi ynë në këtë fushë
Ne na pëlqen të sjellim ndryshimin dhe kjo është pikërisht ajo që kemi bërë për më shumë se 40 vjet
Përvojë Zvicërane
Val Gipsi nuk lindi si kompani e nevojës. Ajo lindi si kompani pasioni që me çdo kusht mundohej ta sjellë përvojën zviceriane në vendin tonë.
Kjo dëshirë dëshmohet me kualitetin e lartë që e ofrojmë tek klientët dhe përvojën shumëvjeçare. Sot ne në treg njihemi si kompania lider, nga e cila janë frymëzuar edhe shumë kompani të tjera. Val Gips të gjitha shërbimet që i ofron janë inovacion dhe garancion shumëvjeçar i një pune të përkushtuar. Tradita jonë është që klientët tanë t’i quajmë miq, sepse pas çdo pune të kryer nga Val Gips jemi ndarë të kënaqur dhe të pazëvendësueshëm.